KurioziteteTop Lajme

Për herë të parë në gjuhën shqipe, prezantuesja virtuale jep lajmet (Video)

Shpërndaje

Këtë vit është shënuar një hap i ri në teknologji, ku intelegjenca artificiale tashmë po kryen punë edhe në gazetari. Në të gjithë botën janë disa media që kanë nisur të transmetojnë lajmet nëpërmjet prezantuesit virtual të krijuar nga IA.

Për herë të parë gjatë ditës së sotshme erdhi edhe në Shqipëri. “Tokyo Tirana”, prezantuesja virtuale e krijuar nga inteligjenca artificiale ka startuar edicionin e parë të lajmeve në Euronews Albania.

Ekipit të emisionit “Good morning Albanians” i është shtuar nga sot një tjetër kolege, e cila do të përcjell çdo mëngjes lajmet e fundit. Euronews Albania bëhet kështu televizoni i parë në Shqipëri i cili kalon në një stad të ri, duke përfshirë inteligjencën artificiale në prezantimin e lajmeve në kohë reale. “Tokyo Tirana” është e para spikere virtuale që do të flas shqip”, thuhet në raportimin e këtij televizioni.