Protesta të forta pro-palestineze në Gjermani, përplasje me policinë (Video)

Shpërndaje

Protesta të dhunshme janë zhvilluar mbrëmjen e sotme në disa zona të Berlinit në Gjermani, mesa duket me sfond mbështetjen ndaj palestinezëve.

Protesta të tilla kanë shpërthyer që ditën zero të sulmit të Hamas ndaj Izraelit në shumë qytete evropiane, por deri tani nuk ishin shndërruar në të dhunshme.

Në video dallohen protestuesit duke qëlluar në drejtim të policisë me fishekzjarre, shkopinj dhe gurë teksa i kanë vendosur zjarrin koshave të plehrave.

Ndërsa policia në Reuterstrasse u është përgjigjur me automjete me ujë me presion.