Publikohet video e rrahjes mes mjekëve në spitalin e Shkupit (Video)

Shpërndaje

Më 18 shtator ndodhi një incident kur një i punësuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Shkup, fillimisht verbalisht ka sulmuar një infermiere dhe më pas ka sulmuar fizikisht drejtorin e Klinikës, Marjan Shokarovski, pas çka vetë është dorëzuar në stacion të policisë. Rastin e konfirmojnë edhe nga MPB.

“Më 18.09.2023, rreth orës 10:00, në SPB-Shkup nga Klinika e Kardiokirurgjisë është raportuar se S.J. (punonjës në klinikë) ka sulmuar verbalisht një infermiere, e më pas ka sulmuar fizikisht M.Sh. (drejtor i klinikës), pas së cilës është larguar nga klinika dhe është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Qendër”, thonë nga MPB.

Mediumet më vonë kanë raportuar se “sulmuesi” është drejtori paraprak, Jovev, i cili pretendonte se ai është sulmuar nga Shokarovski,.

Kurse Kanal 5 sot ka publikuar edhe video nga ngjarja që mund të përcillni më poshtë: