Qindra artikuj ushqimorë “luksi” shtrenjtohen në Maqedoni
situatën me çmimet duke u lënë hapësirë bizneseve për keqpërdorime pasi jo të gjithë i respektojnë vendimet e miratuara.
Ata kërkojnë që ulja e çmimeve të vlejë për të gjitha produktet, por edhe të hiqet dorë nga politika e ngrirjes së tyre pasi nuk ka dhënë efektin e duhur.
“Pa akullore dhe pa patatina mundemi, por jo edhe pa produktet bazike. Çmimet e tyre vazhdojnë të rriten pavarësisht masave, ndërkohë pagat nuk kanë shënuar rritje. Uljet për të cilat flet Qeveria janë të papërfillshme krahasuar me ngritjet e çmimeve në dy vjetët e fundit”, thotë Bllagica Llambevska, pensioniste.
Një tjetër banore e Shkupit thotë se rritja e çmimeve ka bërë që të kursejë edhe në ushqime.
“Mish blejmë një herë në muaj, edhe atë nga një copë vetëm sa për ta shijuar. Pavarësisht masave, të gjitha ushqimet mbeten me çmime të larta. Njeriu i sëmurë nuk mund të blejë as një litër qumësht, kosi gjithashtu shitet shumë shtrenjtë”, thotë Marija, pensioniste
“Nëse më herët blinin tre kilogramë mish, tani blejmë një kilogram. Gjithçka është shtrenjtuar dhe kursejmë sa të mundemi që të arrijnë t’i sigurojmë gjërat ushqimore. Me një këmishë mund të kalojmë një kohë të gjatë, por pa bukë nuk mundemi, andaj nuk blejmë as veshje e as gjëra tjera, paratë i shpenzojmë vetëm për ushqime”, thotë Stojan Ackovski, i papunë.
Masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore, për uljen e TVSH-së dhe më pas kthimin e saj, janë kritikuar nga njohësit e çështjeve të ekonomisë.
Arben Halili, njohës i çështjeve të ekonomisë dhe profesor në Universitetin e Tetovës, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë ka deklaruar se masat e këtilla të Qeverisë jo vetëm që nuk i mbrojnë konsumatorët, por i dëmtojnë edhe bizneset. Ai ka thënë se “nxitja e prodhimit vendor dhe lejimi i konkurrencës së lirë janë mundësitë e vetme për stabilizimin e çmimeve ushqimore”. /REL