Vuçiqi i drejtohet gazetarit të Sky: Po talleni? S’e ekstradoj Radoiçiqin sepse nuk e njohim Kosovën

Shpërndaje

“Po talleni me mua, apo çfarë? Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiqin në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për Sky News.

I pyetur për përfshirjen e Beogradit në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, dhe për akuzat e Kosovë se Beogradi i ka planifikuar ngjarjet në Banjskë dhe i ka ofruar armë grupit terrorist, si dhe për fotografitë e publikuara nga Policia e Kosovës, të cilat tregojnë se shumica e armëve të konfiskuara janë prodhuar në Serbi, presidenti i Serbisë thotë se është gjithmonë më e lehtë të akuzosh Beogradin,.“Kush do të besojë se në fakt është ndryshe? Pothuajse askush”, tha Vuçiqi në këtë intervistë.

Duke folur për Milan Radoiçiqin, i cili ka pranuar të ketë qenë lider i grupit terrorist, Vuçiqi ka dhënë detaje të reja se si i ka siguruar armët, duke iu referuar deklaratës së Radoiçiqit.