​Sherr dhe grushte në Kuvendin e Shqipërisë

Shpërndaje

Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ka nisur me përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës ku janë goditur me njëri-tjetrin Bledion Nallbati i Partisë Demokratike dhe atij të Partisë Socialiste, Vullnet Sina.

Nga ana e saj kryeparlamentarja Lindita Nikolla u ka kërkuar deputetëve të Partisë Demokratike që të ulen në vendet e tyre dhe që seanca të zhvillohet normalisht, por ata kanë refuzuar kategorikisht duke mbledhur te foltorja.

Më pas njëri nga deputetët e opozitës, Bledion Nallbati ka shkuar drejt deputetit të PS-së, Vullnet Sina i cili ishte duke folur nga vendi të cilit i ka tërhequr mikrofonin dhe situata ka avraguar në përplasje fizike, duke u qëlluar me grushte mes tyre. Ndërkaq, Kuvendi ka marrë masa ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati duke e përjashtuar atë nga seanca.

Kjo seancë u thirr ditën e sotme pasi në seancën e fundit deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin në kushte normale duke bërë që ajo të shtyhet.