Guterres përsërit thirrjet për armëpushim të menjëhershëm: Situata në Gaza është e tmerrshme, asnjë vend s’është i sigurt

Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e quajti situatën humanitare në Gaza “të tmerrshme” ndërsa përsëriti thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm.

Shefi i OKB-së tha se “e gjithë popullata është e traumatizuar dhe asnjë vend nuk është i sigurt”.

Guterres më parë tha se ishte “i tmerruar” nga përshkallëzimi i dhunës në Gaza dhe ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për mbrojtjen e civilëve.