Intelegjenca Artificiale jep tre versione të mahnitshme për stadiumin e Tetovës (Foto)

Shpërndaje

Komuna e Tetovës njofton se sot ka shpallur tenderin për rikonstruimin e stadiumit të qytetit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas shpalljes publike të bërë nga ana e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport”, lënda e kontratës së prokurimit publik është ndërtim dhe rikonstruim i objekteve sportive, ndërkaq vlera e parashikuar është 600.000.000 denarë pa TVSH, që i bie rreth 9.7 milionë euro.

Sipas tenderit punimet duhet të mbarojnë brenda 36 muajve.

Kryetari i Komunës së Tetovës thekson se me hapjen e tenderit e ka mbajtur fjalën e dhënë para qytetarëve.

“Në vetëm dy vjet qeverisje realizojmë atë që të tjerët me dekada nuk arritën ta bëjnë”, shkruan Kasami në Facebook.

Në ditën e shpalljes së tenderit për stadiumin e Tetovës, e kemi pyetur Intelegjencën artificiale për sugjerime se si mund të duket stadiumi i shumëpritur në Tetovë…

Intelegjenca Artificiale ka propozuar tre versione të stadiumit të shumëpritur nga Tetovarët. Shikoni dhe shijoni./Telegrafi/