Kovaçevski-Stoltenberg: Maqedonia e Veriut është një aleat i çmuar, me anëtarësimin në NATO është siguruar, stabiliteti dhe prosperiteti i vendit
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili sot ndodhet për vizitë zyrtare në vend, zhvilluan një takim kokë më kokë, pas së cilës zhvilluan një takim dypalësh së bashku me delegacionet.
Në takimin dypalësh ku morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, u diskutua për rolin e Maqedonisë së Veriut si një aleat i çmuar i NATO-s, vend anëtar që bën një kontribuon në realizimin e synimeve të NATO-s dhe mbetet e përkushtuar për të marrë pjesë në operacionet dhe misionet e Aleancës.
Në takim u theksuan edhe përfitimet konkrete politike dhe ekonomike për vendin nga anëtarësimi në NATO. Kryeministri Kovaçevski theksoi se stabiliteti dhe siguria e mundësuar përmes anëtarësimit në NATO është e një rëndësie të madhe për zhvillimin e ekonomisë dhe është përfitim i drejtpërdrejtë si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë në Maqedoninë e Veriut.
Në takim, bashkëbiseduesit theksuan se është jashtëzakonisht e rëndësishme si për vendin ashtu edhe për rajonin që Maqedonia e Veriut, në baza të barabarta me aleatët e saj, të marrë pjesë aktive në diskutimet për sigurinë rajonale, evropiane apo globale, duke ndarë qasjen e saj specifike në mënyrë konstruktive. zgjidhjen e sfidave përmes dialogut të hapur, i cili është bazë për ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Në vitin 2020, Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 30-të e NATO-s – Aleanca më e fuqishme në botë. Së bashku me shtetet e tjera anëtare, ajo siguron paqen dhe stabilitetin e rreth një miliard qytetarëve në botë që ndajnë të njëjtat vlera./AlbaZone.mk/