Ministri Lloga u takua me gjeneratën e parë të studentëve në Fakultetin Juridik të Universitetit “Nënë Tereza”

Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga takoi gjeneratën e parë të studentëve të Fakultetit Juridik në Universitetit “Nënë Tereza” – Shkup. Brucoshë përplot entuziazëm të cilët i japin jetë shpresës për të ardhmen.

Në një bisedë miqësore e profesionale, tek juristët e rinjë vërehej qartë vendosmërinë e tyre jo vetëm për përgaditje personale, por edhe për ndryshime në sistem e kontribut në shoqëri. Diskutuan për sfidat me të cilat përballet sistemi i drejtësisës në vend, anomalitë dhe rrugën e rikthimit të drejtësisë në vend.

Ministri Lloga i njoftoi nga afër për të gjitha proceset e filluara nga ne dhe dëgjoi prej tyre këshilla e vlerësime të cilat na motivojnë të vazhdojmë edhe më fuqishëm përpjekjet tona për sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës.