Ministri Maqedonci gjatë vizitës në Itali u prit në takim nga ministri i Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetto

Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Itali, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetto. Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan rreth situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e vazhdimësisë së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes, për t’i kontribuar paqes dhe stabilitetit në Ballkan por dhe më gjerë.

Me këtë rast, ministri Maqedonci ka falënderuar ministrin Crosetto për mbështetjen dhe kontributin që Italia ka dhënë në Kosovën, përmes trupave ushtarake dhe të sigurisë, si pjesë e KFOR-it dhe EULEX-it.

Ministri Maqedonci në këtë takim me homologun e tij italian ka theksuar se synimi i Kosovës është i qartë.

“Angazhimi ynë për t’u anëtarësuar në organizatat Euro-Atlantike reflekton vlerat demokratike, pro-perëndimore që përqafojmë si shtet. Jemi të vendosur që përkrah aleatëve tanë strategjik, Kosova të jetë garantuese e sigurisë përveçse konsumuese e saj”, ka theksuar ai.