Noizy-n e ‘godasin’ me karrige në kokë! Çfarë ndodhi me reperin (Video)

Shpërndaje

Disa javë më parë, Noizy bëri një postim në rrjetet sociale, duke u shfaqur me gjak në kokë dhe sigurisht që kjo foto e këngëtarit shqetësoi fansat në atë kohë.

Pas shumë aludimeve lidhur me atë postim, më në fund Noizy konfirmoi se do të ishte pjesë e një filmi.

Pas këtij postimi, një tjetër skenë është postuar në profilin e reperit të njohur, ku shihet teksa goditet me një karrige në kokë. Ndërkohë që fillimisht ndjekësit e artistit janë trembur, ai ka sqaruar se në fakt është një sekuencë nga filmi që ai do të luajë.

“Nuk ka konkurrencë as këtu, ju premtoj”, shkruan Noizy, duke lënë kështu të nënkuptohet se reperi nuk do të zhgënjejë edhe në debutimin e tij si aktor.

Ky postim i artistit është komentuar shumë nga ndjekësit e tij, ku një pjesë e madhe e komplimentojnë por që ka patur edhe nga ata që kanë shkruar se duhet t’ia lërë në dorë publikut vlerësimin.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Noizy shihet teksa luan përkrah aktorit të njohur Blerim Destani, njëkohësisht edhe miku i Noizy-t prej vitesh.

Vera që kaloi ka qenë mjaft e ngarkuar për artistin, i cili solli për publikun shqiptar një ndër koncertet më të rëndësishme të karrierës së tij muzikore, “Alpha Show 2”.