OBSH: Lajmi për sulm ushtarak ndaj spitalit Al-Shifa, jashtëzakonisht shqetësues

Shpërndaje

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se lajmi për sulmin ushtarak ndaj spitalit Al-Shifa në Gaza është jashtëzakonisht shqetësues, transmeton Anadolu.

“Lajmi se ndaj spitalit Al-Shifa është kryer sulm ushtarak është jashtëzakonisht shqetësues. Jemi të shqetësuar për sigurinë e personelit shëndetësor dhe pacientëve”, tha Ghebreyesus në një postim në platformën e medias sociale X duke shtuar se është shkëputur sërish lidhja e tyre me personelin shëndetësor në spital.

Ushtria izraelite sot në mëngjes bastisi spitalin Al-Shifa, kompleksin më të madh shëndetësor të rajonit në të cilin ndodhen mijëra pacientë dhe civilë të zhvendosur në Gaza.