Opozita ia kërkoi draftin, Kurti: S’ka me pasë Zajednicë

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti tha se është “në hall” me opozitën që po kërkojnë ta shohin draftin e Asociacionit.

Kurti tha se është kërkesë e emisarëve perëndimorë që të mos e zbulojë, duke thënë se është i koordinuar me ta.

“Unë e kuptoj kërkesën e juaj, që ta shihni draftin. Emisarët europianë dhe ata amerikanë mos me tregu draftin, tash a me koordinim a pa, qysh po doni se jam në hall me juve? Ata më thanë mos e bën publik, e kam ndarë me Presidenten sepse është shefja e shtetit. Jam në koordinim të vazhdueshëm em amerikanët dhe europianët. Ata kanë kërkuar të mos e bëj publik, jam i korrdinuar me ta. Qysh po doni qysh me ja kallxu a me koordinim a pa koordinim. Për besë jam në hall me juve”.

Kurti u zotua se s’ka me qenë “Zajednicë” Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“S’ka me pasë Zajednicë”.

Fjala e plotë e Kryeministrit, Albin Kurti, në seancën e raportimit për takimin e fundit në Bruksel në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Replikat e Kryeministrit, Albin Kurti, në seancën për dialogun.