Opozitarët takojnë përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak

Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë takuar në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë të Lajçak mësohet se tema e diskutimit me liderët opozitarë është në lidhje dinamikën e dialogut dhe draftin e statutit të Asociacionit.

Lajçak dje është takuar me kryenegociatorin kosovar, Bensik Bislimi, ku ka thënë se është pajtuar me të për hapat e radhës në dialog.

Memli Krasniqi deklarohet pas takimit me Lajçakun

Lutfi Haziri deklarohet pas takimit me Lajçakun

Ramush Haradinaj deklarohet pas takimit me Lajçakun