MaqedoniTop Lajme

Osmani: OSBE është e nevojshme për ta nxitur multilateralizmin dhe ta lehtësojë bashkëpunimin, që njerëzit të jetojnë lirshëm

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në Fejsbuk i falënderoi të gjithë shefat e delegacioneve të pranishme në Këshillin e sotëm të 30-të ministror të OSBE-së.

“Nuk guxojmë të lejojmë mekanizmat e OSBE-së, të cilët kontribuojnë për përmirësim të jetës së shumë njerëzve, të mbeten të pashfrytëzuara për shkak të mosharminizimit tonë të brendshëm. OSBE është e nevojshme për ta nxitur multiulateralizmin dhe për ta lehtësuar bashkëpunimin, që njerëzit të jetojnë lirshëm. Prandaj duhet t’i përgjigjemi kësaj thirrjeje bashkarisht, sepse ajo nuk vjen nhg unë si Kryesues aktual, por nga njerëzit e rajonit të OSBE-së të cilëve u shërbejmë2, shkroi Osmani në profilin e tij në Fejsbuk.

Shtoi se i paraqet nder të veçantë që jemi nikoqir i Këshillit të 30-të ministror të OSBE-së dhe shfaqi shpresë se të gjithë me përgjegjësi do t’i qasemi peshës së momentit dhe së bashku do të bisedojmë për të siguruar të ardhme për OSBE-në.

“Të gjithë delegatëve dhe mysafirëve u dëshiroj punë të sukesshme dhe vendime të guximshme”, kumtoi ministri Osmani.