Dëshmi tron.ditëse, pamje se si ushtria serbe ka dhu.nuar femrat kosovare (VIDEO)

Shpërndaje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, ka publikuar sot para gazetarëve fotografi shokuese se si tre paramilitarë serbë e dhu.nuan një grua shqiptare gjatë luftës në Kosovë.

Kjo dëshmi tron.ditëse, siç thotë Flora Brovina, është marrë nga një aparat fotografik i një ushtari serb dhe fakton aktin, mënyrën se si i kanë dhu.nuar gratë, njofton Klan Kosova.

”Në këtë fotografi shihen familjarët e saj, të cilët ishin të detyruar ta shohin aktin e dhu.nimit”.

”Kjo është vetëm njëra nga mënyrat kur i kanë detyruar familjarët që ta shohin aktin e dhu.nës seksuale”.

Brovina ka shtuar se ka shumë raste kur ato janë mbledhur shumë në numër dhe sistematikisht janë dhu.nuar nga ushtarët serbë.

”Gruaja tani është 50 vjeçare. Kur ka ndodhur dhu.nimi ajo ka qenë 35 vjeçare”, shpjegon ajo.

Flora Brovina e cila tron.diti me dëshminë e sotme të publikuar të përdh.unimeve serbe ndaj grave shqiptare në Kosovë, ka pranuar se tani është zgjuar vetëdijësimi institucional që për këto vik.tima të ngriten aktakuza ndaj kryesve të këtyre veprave kri.minale.

”Serbia është fajtorja”, përfundon ajo, njofton Klan Kosova.