Për Amnistinë dështoi Kuvendi, unë bëra atë që më takoi, përgjegjësia ju takon deputetëve që nuk e mbështetën

Shpërndaje

Përgjegjësia për mosmiratimin e Ligjit për Amnisti dhe gjendjen e të burgosurve i takon Parlamentit dhe deputetëve që votuan kundër. Unë bëra pjesën që më takonte dhe dje dështoi Kuvendi, jo unë. Kështu është shprehur Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në emisionin Top Tema ku shtoi se deri më tani ndihej përgjegjës për problemet në burgje, por edhe për 2800 të dënuarit me akt udhëzimi të cilët tashmë janë të lirë.

“Që atëherë, kjo përgjegjësi nuk është më e imja. Nuk është as formale-juridike, sepse jam i detyruar nga procedura që duhet të miratohen nga Kuvendi. Përndryshe, si është problemi im?! Do të jetë problem nëse nuk ofroj zgjidhje, dhe ato janë tashmë në letër, materialet ua kam dorëzuar të gjithë deputetëve, materiale bruto, jo të përpunuara. Një raport nga SHBA, nga BE, të gjitha i keni – lexoni”, tha Lloga.