MaqedoniTop Lajme

Shiten katër prona të konfiskuara të Mijallkovit, 332 mijë euro kthehen në buxhetin e shtetit

Shpërndaje

Me sukses është realizuar shitja e pronave të konfiskuara të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, shkruan TV21. Bëhet fjalë për tre banesa dhe një garazhë, me vlerë totale prej 332 mijë euro, të cilat ishin konfiskuar me vendim gjyqësor nga lënda “Perandoria”.

Shitja u realizua përmes ankandit publik që ishte i hapur sot nga ora 9 deri në ora 12. Siç njoftoi drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Prona të Konfiskuara, Driton Nebiu, në periudhën në vijim do të shpallen ankande edhe për patundshmëritë tjera të cilat kanë vendim gjyqësor. “Tre apartamente në rrugën Sllavejko Arsov me sipërfaqe prej 78m2, dhe dy me sipërfaqe prej 73m2. Një garazh prej 30m2 në Qendër. Ankandi publik u zhvillua pa pengesa dhe përfundoi me sukses.

Sipas vlerësimeve të arritura nga ankandi, do të shpërndahen fonde monetare në buxhetin shtetëror të cilat janë marë nga qytetarët. Ato do të rikthehen në vlerë totale prej 332,276 euro”, tha Driton Nebiu – Drejtor i AMPK.