RajoniTop Lajme

Shtyhet deri më 15 dhjetor afati për konvertimin e targave në RKS

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë deri më 15 dhjetor ri-regjistrimin automjeteve nga targat ilegale serbe në ato RKS-Republika e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, pasi Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.01/170 të datës 30 tetor 2023 , duke zgjatur kështu afatin për regjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” deri me 15 dhjetor 2023”, thuhet në njoftim./Front Online