56 mijë denarë i nevojiten një familjeje 4 anëtarëshe për të mbijetuar një muaj!

Shpërndaje

56.522 denarë është shporta minimale sindikale e përllogaritur nga dy ish-ministrat e financave, Nikolla Popovski dhe Dragan Tevdovski. Me këtë shumë një familje prej katër anëtarësh do të mbijetojë, duke shpenzuar vetëm për gjërat më të nevojshme dhe pa asnjë luks.

Familjet që paguajnë qiranë e kanë më të vështirë, sepse shporta e tyre sindikale është më e shtrenjtë për 21.324 denarë për shkak të qirasë, ujit, rrymës dhe ngrohjes. Struktura e shportës, e cila nuk ka ndryshuar që nga viti 2011, tani ka 4 artikuj të rinj në ndryshim nga ajo aktuale, ose gjithsej 11 dhe do të jetë bazë për llogaritjen e pagës minimale në mars të vitit të ardhshëm.

“Posedojnë një makinë të vogël rreth 1 mijë kuaj-fuqi dhe fëmija i madh gjithashtu ka një biletë mujore për transportin me autobus, siç e dini e kanë të donuar nga shteti, supozimi është se familja nuk mund të ushqehet në restorante, me atë 2 herë mund të blejnë hamburgerë nga një dyqan sandviçësh, shkojnë në pushim vetëm për 7 ditë në Dojran.”- deklaroi Nikolla Popovski, Profesor Universitar.

Sllobodan Trendafilov, kryetari i LSM-së, thotë se shporta minimale sindikale ishte argumenti kryesor për rritjen e pagës minimale për 2.806 denarë, më vonë për 2.175 denarë dhe sipas llogaritjeve të bëra për 2.500 denarë në mars të vitit të ardhshëm.

“Pas 13 vitesh erdhi koha për rishikim, mbi një shportë minimale sindikale që dha rezultatet e dëshiruara që ne si sindikatë prisnim dhe përllogaritja e re që do e prezantojnë sot profesorët të jetë baza kryesore që ne sindikatat do të angazhohemi nga viti 2024 t’i rrisim pagat e të punësuarave dhe e njëjta do të përfaqësojë motiv për punëdhënësit, po ashtu edhe për funksionarët për nevojat reale të punëtorëve dhe nevoja për rritje pagash.”- deklaroi Sllobodan Trendafilov, kryetar i LSM-së.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trenchevska, është optimiste për metodologjinë e re pasi vlerësoi se këtë vit janë ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për përmirësimin e të drejtave të punës.

“Kjo metodologji do mundësojë të analizojmë nevojat kryesore në familje në kohë reale, ta lehtësojë formulimin e politikave të cilat promovohen mbi zhvillimin ekonomik, do e zvogëlojnë varfërinë në shoqëri dhe do e rrisin kualitetin jetësor të qytetarëve tanë.”- tha Jovana Trençevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Megjithatë Poposki theksoi se metodologjia e përdorur i mundëson LSM-së të bëjë një llogaritje të re çdo muaj sepse përdoren të dhëna dhe faqe që përditësohen çdo ditë dhe japin një pasqyrë reale.