Rajoni

Gjykata Kushtetuese pezullon ratifikimin e marrëveshjes Rama-Meloni, opozita italiane: Shuplakë e fuqishme!

Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pezullimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët afrikanë, një ditë para ratifikimit të saj në Kuvend – i paracaktuar të kryhej në seancën e sotme.

Të pyetur rreth kësaj çështje, zyra e kryeministres Meloni dhe anëtarë të kabinetit të saj kanë sqaruar se nuk duan të komentojnë vendimin e Gjykatës së Lartë Shqiptare për marrëveshjen e refugjatëve.

“Nuk na takon ne të gjykojmë vendimet e gjykatës së një vendi kandidat për anëtar në BE. Mendoj se është një çështje ligjore që do të zgjidhet mjaft shpejt”– tha ndër të tjera ministri i Jashtëm, Antonio Tajani.

Burime nga kabineti qeveritar në Romë për TGcom 24 thonë se nuk ka asnjë shqetësim për ndonjë vonesë vënien në zbatim të memorandumit, në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Por ndryshe nga qeveria, opozita italiane e ka konsideruar një “shuplakë e fuqishme” vendimin e Kushtetueses në Tiranë ndaj asaj që, sipas deputetit të të gjelbërve Angelo Boneli, është marrëveshje e jashtëligjshme.

Për deputetin Fabio Rampellin, vendimi i Kushtetueses për pezullimin e marrëveshjes Rama – Meloni pas ankimimit të kryer nga opozita shqiptare, është thjesht një akt i domosdoshëm. Vlen të theksohet se, marrëveshja mes dy vendeve parashikon që Italia mund të ndërtojë dy qendra në Shqipëri për menaxhimin e emigrantëve deri në një fluks vjetor prej 36 mijë personash./Top Channel