Sport

Hidhet shorti i ‘Euro 2024’, Shqipëria përballë skuadrave kampione

Shpërndaje

Është mbajtur sot në Hamburg të Gjermanisë shorti për përcaktimin e përballjeve futbollistike të fazës së grupeve të kampionatit ‘Euro 2024’, ku skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Kombëtarja Shqiptare e trajnerit Silvinho, u caktua në grupin B, teksa përballë do të ketë skuadra kampione si Spanja, Kroacia dhe Italia.

Ndeshja hapëse e Evropianit do të jetë Gjermani-Skoci, në datën 14 qershor, ndërkohë për ‘Kuq e Zinjtë’:

Ndeshja e parë përballë Italisë në Dortmund në datë 15 qershor 2024.

Ndeshja e dytë përballë Kroacisë në Hamburg në datë 19 qershor 2024.

Ndeshja e tretë përballë Spanjës në Duseldorf në datë 23 qershor 2024.

Skuadrat me të cilat do t’i duhet kombëtares për t’u përballur janë kampione, pasi Spanja është dy herë kampione e evropianit, Kroacia mundi të siguronte vendin e tretë të Botërorit të Katarit, teksa Italia është kampione në fuqi e Evropës.

Shorti përcaktoi këto përballje:

Grupi A: Gjermani, Hungari, Skoci, Zvicra

Grupi B: Spanjë, Shqipëri, Kroaci, Itali

Grupi C: Angli, Danimarkë, Sllovenia, Serbi

Grupi D: Francë, Austri, Holanda, fituesi i play off ne grupin A

Grupi E: Belgjikë, Rumani, Sllovaki, fituesi i play off të grupit B

Grupi F: Portugali, Turqi, Çeki, fituesi i play off të grupit C