Izraeli vret një gazetar tjetër, rritet në 96 numri i gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori

Shpërndaje

Qeveria në Rripin e Gazës njoftoi se edhe një tjetër gazetar u vra në sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Zyra për media e qeverisë në Gaza thuhet se gazetari Abdullah Alwan humbi jetën si pasojë e sulmit që ushtria izraelite kreu në rajonin Jabalia në veri të Gazës.

Me vrasjen e Alwan-it është rritur në 96 numri i gazetarëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani.

Në deklaratën më parë nga Zyra për media u thuhej se “Izraeli i vret gazetarët në Gaza në mënyrë të qëllimshme me synimin për të heshtur të vërtetën e Palestinës, për të fshehur dhe parandaluar që lajmet dhe informacionet të mbërrijnë tek opinioni rajonal dhe ndërkombëtar”.