Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë thirrjen për armëpushim në Gaza

Shpërndaje

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet pas disa orësh për të votuar nëse do të kërkohet një armëpushim i menjëhershëm në Gaza, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Kjo vjen dy ditë pasi shefi i OKB-së Antonio Guterres ndërmori hapin e paprecedentë duke thirrur nenin 99 të kartës së OKB-së.

Askush në rolin e tij nuk e ka bërë këtë në dekada.

Masa i lejon sekretarit të përgjithshëm të sjellë në vëmendjen e këshillit “çdo çështje që sipas mendimit të tij mund të kërcënojë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë përgatitur një projekt-rezolutë që do të hidhet në votim, ajo ka nevojë për të paktën nëntë vota pro dhe asnjë veto nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca apo Britania për ta kaluar.