Kurti: S’ka shtrenjtim të energjisë elektrike

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike në Kosovës.

Sipas Kurtit, për çdo ankesë të qytetarëve, adresat e vetme janë KESCO dhe ZRRE-ja

Ndër tjera Kurti ka shtuar se kur ka konsum më të lartë të energjisë elektrike “natyrisht se ka edhe faturë më të lartë”.

“Nëse ka fatura të fryra, KESCO dhe ZRrE janë adresa të cilat duhet t’i adresojnë me seriozitet edhe me shpejtësi të gjitha ankesat, mirëpo nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike. Kur ka konsum më të lartë natyrisht se ka edhe faturë më të lartë. Shtrenjtim të energjisë elektrike nuk ka”, është shprehur Kurti.