Mbahet mbledhja e grupit parlamentar të PS, Rama kritika deputetëve

Shpërndaje

Burime nga mbledhja e grupit parlamentar të PS, bëjnë me dije se takimi ka nisur me kritikat e kryeministrit Rama në adresë të ligjvënësve socialistë.

Në momentin kur kryesocialisti ka mbëriitur në takimin që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, ka gjetur pak deputetë të pranishëm.

Ai ka bërë kritika ndaj deputetëve për prezencën dhe u ka sugjeruar të vijnë më herët në mbledhje.

“Ju duhet të kishit 1 orë përpara këtu”- mësohet të ketë thënë Rama.

Po ashtu sipas burimeve mësohet se Rama ka artikuluar termin e zgjedhjeve të parakohshme.

Në kuadër të mos angazhimit të deputetëve, Rama ka thënë se “a doni t’ju cojë në zgjedhje te parakohshme”?

Mbledhja e grupit parlamentar të PS mbahet në lidhje me seancën e ardhshme parlamentare ku pritet të miratohen ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.

Mazhoranca ka kërkuar ndryshimin e rregullores së Kuvendit nisur nga sjella e disa deputetëve të opozitës gjatë seancave të fundit.

Në kërkesën e vet, mazhoranca kërkon ashpërsim të masave disiplinore dhe përjashtimin e deputetëve deri në 60 ditë nga seancat.