Mexhiti: Nga dita e sotme, transport falas me helikopter për rastet më urgjente.

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka njoftuar se nga dita e sotme, transport falas me helikopter për rastet më urgjente, përcjell albazone media.

Njoftimi nga Ministri Mexhiti
Nga dita e sotme, transport falas me helikopter për rastet më urgjente. Po bëjmë një hap të rëndësishëm përpara për qytetarët tanë, për mbrojtjen e pacientëve dhe për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit shëndetësor. Helikopteri ka pajisje mjekësore për transportin ajror dhe SPQ “8 Shtatori” do të sigurojë ekip profesional me përvojë për të shoqëruar pacientin. Në këtë mënyrë ne ofrojmë mbrojtje më të mirë, por edhe transport më të shpejtë të pacientëve drejt institucioneve shëndetësore. Angazhimi i Ministrisë së Shëndetësisë dha rezultat!