Ministri Aliu: Miratohen 5 ligje për reformat në administratën publike dhe transformimin digjital të shtetit

Shpërndaje

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se sot në seancën e qeverisë janë miratuar 5 ligje shumë të rëndësishme për reformat në administratën publike dhe transformimin digjital të shtetit, përcjell albazone.mk.

Njoftimi nga Ministri Aliu:
Sot është një nga ditët më të shënuara të qeverisjes sime si ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

E them me një lehtësim se sot kemi miratuar 5 ligje shumë të rëndësishme për mua si ministër por jo vetëm, edhe për qytetarët e vendit tonë.

1.Ligji për nëpunësit administrativ
2. Ligji për të punësuarit në sektorin publik
3. Ligji për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informative dhe transformim digjital
4.Ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbimeve elektronike
5. Ligji për përkryerje profesionale dhe trajnim të nënpunsve administrativ.

Kjo është rezultat i të gjitha përpjekjeve, reformave, punëve të bëra për të ardhur në ditën që ta krijojm këtë mundësi për vendin tonë.
Dua të falënderoj grupet punuese për punën e palodhur që kanë bërë. Kemi pasur diskutime të pafundme, kemi konfrontuar volume të pafundme opsionesh dhe në fund kemi rënë të gjithë dakord që detyra jonë është t’ju japim qytetarëve maksimumin e produktit të reformave.