Punëtorët bllokojnë Shkupin – kërkojnë rritje të pagave jo për 78%, por për 79%!

Shpërndaje

Sindikata e pavarur e punonjësve të shëndetësisë sërish dolën në protesta, duke bllokuar qendrën e Shkupit, bashkë me punëtorët e sindikatave tjera në suaza rë Konferederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë. Siç njofton KlanM, Vazhdojnë të kërkojnë rritje të pagave, ligj të ri për marrëdhënie pune si dhe marrëveshje të re kolektive.

Protesta nisi para selisë së Konferederatës për të përfunduar para Qeverisë.

“Të gjitha ligjet në vend mund të pësojnë ndryshime, përvec ligjit me të cilin funksionarët rritën pagat për 78%. Sot simbolikisht themi se kërkojmë, jo 78%, por 79%, sepse duam të çojmë mesazhin se punëtorët dhe qytetarët janë shumë më të rëndësishëm se Qeveria. Nuk mund që ministrat dhe personat udhëheqës të jenë mbi punëtorin”, tha Marjan Risteskin kryetar i KOSM.

Në protestë, sic njofton KlanM, është shprehur revolta për shkak të punësimeve partiake në shëndetësi dhe pagat nga mjetet shtetërore të personave pa arsim adekuat dhe pa përvojë pune.

Sindikata e pavarur e policisë kërkon marrëveshje të re kolektive duke potencuar se situata në MPB nuk është e mirë dhe se zyrtarët policor nuk janë të sigurtë./KlanMacedonia

Foto: Maja Janevska Ilieva