Qeveria në Gaza: Në sulmet izraelite janë vrarë 98 gazetarë që nga 7 tetori

Shpërndaje

Qeveria në Rripin e Gazës njoftoi se është rritur në 98 numri i gazetarëve të vrarë në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Zyra për media e qeverisë në Gaza thuhet se gazetari Ala Abu Muammer humbi jetën nga sulmi i Izraelit, ndërkohë është rritur në 98 numri i gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori e deri më tani.

Në deklaratë nuk ndahet informacion se ku dhe se si është vrarë Abu Muammer.

Në një deklaratë nga zyra për media thuhet se “Izraeli i vret gazetarët në Gaza në mënyrë të qëllimshme me synimin për të heshtur të vërtetën e Palestinës, për të fshehur dhe parandaluar që lajmet dhe informacionet të mbërrijnë tek opinioni rajonal dhe ndërkombëtar”.