Bota

Senatori amerikan Sanders: Rifillimi i sulmeve të Izraelit ndaj Gazës, i papranueshëm

Shpërndaje

Senatori amerikan për rajonin Vermont, Bernie Sanders tha se “Rifillimi i sulmeve të Izraelit ndaj Gazës është i papranueshëm”, transmeton Anadolu.

Në një postim nga platforma e medias sociale X, Sanders i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të zgjasë “pauzën humanitare” për konfliktin.

“Është e papranueshme që Netanyahu të rifillojë sulmet e tij në Gaza. Aktualisht në jug të Gazës jetojnë 2 milionë njerëz. Shumica e tyre janë larguar më parë nga konflikti në veri”, tha Sanders në postimin e tij.

Ai nënvizoi se duhet të zgjatet “pauza humanitare” për hyrjen e më shumë ndihmave në Gaza dhe për lirimin e më shumë pengjeve.

“SHBA-ja jep një ndihmë prej 3.8 miliardë dollarë në vit pothuajse pa asnjë kusht për Izraelin, por presidenti Joe Biden përveç kësaj ka kërkuar nga Kongresi edhe 14.3 miliardë dollarë më shumë”, tha Sanders i cili shtoi se “Kjo qasje e çekut të hapur (bardhë) duhet të përfundojë”.