Ushtria izraelite njofton se ka goditur 400 objektiva në Gaza në 24 orët e fundit
Ushtria izraelite njoftoi se në 24 orët e fundit ka shënjestruar mbi 400 objektiva në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga ushtria vihet në dukje se sulmet ndaj Gazës janë kryer nga toka, ajri dhe deti.
Bëhet e ditur se gjatë kësaj, avionët luftarakë kryen mbi 50 sulme ajrore ndaj rajonit Khan Younis për të cilin Izraeli më parë ka pretenduar se është “zonë e sigurt” dhe në të cilën janë strehuar palestinezët nga veriu.
Në deklaratë pretendohet se objektivat e goditur i përkasin krahut të armatosur të Hamasit, Brigadave Izzeddin Kassam.
Marrëveshja për një “pauzë humanitare” 4 ditore për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi më 24 nëntor në orën 06:00 dhe më pas u zgjat për 3 ditë të tjera.
Ushtria Izraelite më 1 dhjetor rifilloi sulmet e saj kundër Rripit të Gazës menjëherë pas përfundimit të “pauzës humanitare”. Në këto sulme humbën jetën të paktën 178 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa u plagosën shumë të tjerë.