VMRO-DPMNE mund ta lëshojë KSHZ-në, nëse opozitës shqiptare nuk i jepet anëtari

Shpërndaje

Nëse opozitës shqiptare nuk i jepet anëtar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, VMRO-DPMNE do të shqyrtojë tërheqjen e përfaqësuesve të saj nga ky komision, paralajmëroi kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski, i cili tha se që në fillim “po shihet që dikush po tenton që të kemi proces zgjedhor të paligjshëm dhe jolegjitim”.

“Më duhet ta pranoj se nëse vazhdojnë të sillen kështu, ende po konsultohem me bashkëpunëtorët, por mendoj që nuk ka çka kërkon as VMRO-DPMNE-ja në punën e KSHZ-së. Atëherë le të realizojnë zgjedhje BDI, Ali Ahmeti, Zeçeviq, Mariçiq, Kovaçevski, Spasovski dhe të shohim në çfarë do të ngjajnë ata zgjedhje sepse po shohim se dikush po përpiqet të kemi proces zgjedhor jolegjitim dhe jolegal”, tha Hristijan Mickoski, kryetar VMRO-DPMNE.