Vriten edhe 2 gazetarë të tjerë nga sulmet izraelite në Gaza

Shpërndaje

Qeveria në Rripin e Gazës njoftoi se dy gazetarë të tjerë palestinezë u vranë nga bombardimet izraelite, transmeton Anadolu.

“Gazetarët Ahmed Abu Abse dhe Hannan Ayyad ranë dëshmorë nga bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës”, tha në një deklaratë Zyra Mediale e qeverisë.

Në deklaratë, e cila përfshinte fotografi të gazetarëve Ayyad dhe Abu Abse, theksohet se numri i gazetarëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 89.

Dje, Zyra Mediale deklaroi se Izraeli “vret ​​me dashje gazetarët në Gaza për të heshtur narrativën palestineze, për të fshehur faktet dhe për të parandaluar që lajmet dhe informacionet të arrijnë deri te opinioni rajonal dhe ndërkombëtar”.