A është arritur marrëveshje për koalicion me opozitën? Flet Taravari! (Video)

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari për herë të parë ka folur për takimin e djeshëm në Prishtinë te kryeministri kosovar Albin Kurti.

Në një deklaratë për Kanal 5, Taravari ekskluzivisht ka thënë se ASH ende nuk ka vendim partiak për koalicionim, transmeton Lideri.mk, duke shtuar se në takimin e djeshëm te Kurti është biseduar për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, si dhe për takimet e kryeministrit Kurti me zyrtarë të Maqedonisë së Veriut.

“Aleanca ende nuk ka vendosur për koalicion për zgjedhjet e ardhshme. Biseduam për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe Kosovë, takimet e zotit Kurti me përfaqësuesit politikë në Maqedoni, mbështetjen për rrugën evropiane të Maqedonisë dhe aktualitetin para zgjedhjeve, tha Taravari për Kanal 5./Lideri