Ali Ahmeti: Zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptar, historike! Të bashkohemi për integrimin në BE

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit për Integrim, Ali Ahmeti ka bërë sot thirrje për bashkim të forcave politike për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Europia.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, tha se beson që Maqedonia e Veriut do të anëtarësohet në Union.

“Besoj që shpejt do të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian dhe se ‘Shtetet e Bashkuara të Europës’ është edhe ideali im”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se zgjedhja e një kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut është ngjarje historike. Lideri i BDI-së tha se të gjithë duhet të vendosin nëse fëmijëve duan t’u lënë një shoqëri pro-europiane, apo por ruse.