“Dokumentet personale”, rrëmuja dhe pritjet e gjata vazhdojnë edhe sot

Shpërndaje

Rrëmuja dhe pritjet e gjata për pajisje me dokumentet personale vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. Ndërkohë sipas Kovacevskit qeveria do të shqyrtojë propozimin e presidentit Stevo Pendarovski për vazhdimin e afatit për ndryshimin e dokumenteve personale që skadon më 12 shkurt. Kovaçevski tha se do të konsultohet me dy ministrat me të cilët presidenti ka biseduar për propozimin.

“Sigurisht që ndoshta shumica e qytetarëve duhet të arrijnë afatin ligjor për ndryshimin e dokumenteve personale e sidomos ndërkombëtaret, do të konsultohem me dy ministrat me të cilët ka biseduar presidenti dhe çdo sugjerim që mund të përmirësojë diçka është i mirë për mua. Unë besoj se presidenti mund të flasë edhe me presidentin e Greqisë, sepse ky është niveli në të cilin mund të bëhet komunikimi. Mundësinë që ta bëjmë këtë do ta diskutojmë në seancën e Qeverisë. Por sigurisht që presidenti Pendarovski e di më së miri sepse ka qenë i përfshirë në përgatitjen e marrëveshjes së Prespës, gjatë anëtarësimit në NATO, ka qenë koordinator për NATO-n, ndoshta ka më shumë detaje se si mund të zgjidhet në nivel ndërkombëtar me Greqinë dhe pse jo”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër./Alsat.mk