Kryetari i Leposaviqit e befason me vizitë kryetarin e Zubin Potokut

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka shkuar për vizitë sot te kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Lajmin e ka bërë të ditur Zeqiri, i cili tha se vizita e Hetemit ishte “një befasi e këndshme e paparalajmëruar”.

“Sot pata kënaqësin ta kemi në vizit Kryetarin e Leposaviqit z.Lulzim Hetemin…. ishte nji befasi e këndëshme e paparalajmëruar… dhe gjithashtu më pastaj njê takim i pritur me Ministrin z.Nenad Rashiq me bashkëpuntor…ku patëm rastin të takojm nji pjes të qytetarëve Serb”- ka shkruar Zeqiri në Facebook.