MASH: Aplikoni deri të martën për ndihmë financiare për nxënësit

Shpërndaje

Prindërit të cilët i kanë fëmijët e tyre nxënës në shkolla fillore dhe të mesme, deri të martën mund të aplikojnë për të marrë ndihmë shtetërore.

Siç ka njoftuar Ministria e Arsimit, këtë të drejtë e kanë prindërit, familjet e të cilave, nuk kanë të ardhura mujore më shumë se 50 mijë denarë.

Nga ministria kanë shpjeguar se të drejtën e aplikimit, këtë radhë nuk e kanë vetëm familjet të cilat kanë arritur të aplikojnë në muajin dhjetor.

Të drejtën e ndihmës e kanë vetëm fëmijët që janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa prindërit aplikojnë në shkollën ku është regjistruar nxënësit.

Njoftimi nga minstri:
Të dashur nxënës dhe prindër,
Ju që nuk keni aplikuar në dhjetor për përkrahje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të mundet të aplikoni këtë muaj deri më 16.01.2024. Kjo vlen edhe për juve që keni ndonjë ndryshim në statusin e të ardhurave nëse e tejkaloni shumën neto të rrogës 50.000 denarë, ndryshimet duhet ti paraqitni në shkollë.
➡️ Pagesa për muajin dhjetor do të kryhet ditëve në vijim
➡️ Nxënësit e shkollave fillore që i kanë plotësuar kushtet do të përkrahen me nga 1200 denarë
➡️ Nxënësit e shkollave të mesme që i kanë plotësuar kushtet do të përkrahen me nga 1800 denarë
➡️Çdo fillim-muaji do të ketë thirrje publike me qëllim që të aplikojnë ata të cilët në ndërkohë i plotësojnë kushtet ose nuk kanë arritur të aplikojnë në muajt paraprak.