Në Australi temperaturat arrijnë afro 50 gradë

Shpërndaje

Pjesët më të mëdha të Australisë sot janë goditur nga një valë e të nxehtit ekstrem, ka njoftuar agjencia nacionale e meteorologjisë, duke paralajmëruar për zjarr të mundshme si pasojë e El Ninos.

Paralajmërimet për valët e të nxehtit në nivel ekstrem janë duke vazhduar për të dytën ditë me radhë, që kanë prekur kryesisht pjesët perëndimore dhe jugore të Australisë, duke Queensland dhe New South Wales, transmeton Telegrafi.

Në pjesën perëndimore të Australisë, në Pilbar dhe Gyskone temperaturat mund t’i afrohen 50 gradë Celsius.

Rreth 1.500 kilometra në veri të Perth, në qytetin e minierave Pilbar Paraburg, parashihen temperaturat të arrijnë deri në 48 gradë, që është për shtatë gradë më e madhe sesa mesatarja e janarëve tjerë.

Temperatura më e lartë e regjistruar në Australi, ishte ajo prej 50.7 gradë në aeroportin Onslow të Pilbar gjatë 13 janarit të vitit 2022.

Në anën tjetër në shumë shtete në kontinentin e Evropës janë goditur nga temperaturat shumë të ulëta, ku si pasojë e reshjeve të mëdha të borës janë bllokuar rrugët e shumë fluturime janë anuluar.

Madje në disa shtete evropiane është bërë thirrje që të mos dalin jashtë në rast se nuk është shumë e domosdoshme.