Maqedoni

Rritet numrit i debitorëve që nuk kanë paguar tatimin, borxhi i përgjithshëm neto 164 milionë euro

Shpërndaje

Drejtoria për të Ardhura Publike e publikoi listën e fundit të debitorëve që nuk i kanë shlyer obligimet tatimore. Sipas të dhënave të publikuara, numri i debitorëve është rritur edhe te personat juridikë ashtu edhe te personat fizikë.

Numri i përgjithshëm i debitorëve është 5.573, prej të cilëve 1.857 persona juridikë dhe 3.716 persona fizikë. Tek personat juridikë numri është rritur për 25 krahasuar me listën e publikuar më parë, ndërsa te personat fizikë për 74.

Borxhi i përgjithshëm neto është 10.108.704.233 denarë, që është për 1.054.342.622 denarë më shumë se lista e mëparshme). Borxhi neto për tatime dhe kontribute është 9.925.148.873 denarë (1.078.256.547 më shumë se lista e mëparshme), ndërsa borxhi për të dhëna doganore është 183.555.360 denarë (më pak se 23.913.925 denarë nga lista e mëparshme).

Lista ka të bëjë në borxhet e vonuara deri më 30 shtator, ndërsa të papaguara deri më 31 dhjetor të vitit 2023./mia