Taravari takoi Ballën, pritet të takohet me Ramën

Shpërndaje

Lideri i ASH-së Arben Taravari së bashku me nënkryetaren e Aleancës për Shqiptarët, znj. Bujare Abazi, u pritën sot në takim nga z. Taulant Balla, ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Shqipërisë informonTetovasot.

Kreu i ASH-së tha se është bashkëbiseduar për sfidat e vendeve tona në rrugën eurointegruese, si dhe për domosdonë e intesifikimit të bashkëpunimit dypalësh midis dy shteteve tona.

“Theksova se pas përmbylljes së susksesshme të skriningut, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, tanimë duhet të fillojnë me hapjen formale të negociatave me BE-në. Vendet tona e meritojnë këtë falë sakrificave dhe përkushtimit të deritanishëm në këtë rrugëtim.
“tha Taravari

Z. Balla vlerësoi lartë rolin e Aleancës për Shqiptarët, e cila në momentet më vendimtare ka treguar pjekuri politike për ruajtjen e kursit pro-perëndimor të vendit.