Abdush Demiri nga VLEN votohet si anëtari i shtatë i KSHZ-së

Shpërndaje

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut në kuadër të seancës së 145, këtë pasdite ka votuar Abdush Demirin anëtarin e shtatë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Për të votuan 90 deputetë pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Kujtojmë se Abdush Demiri në pozitën e anëtarit të KSHZ-së, ka ardhur si propozim i opozitës shqiptare- VLEN-it.
****
Kuvendi i Maqedonisë Veriut sot ka votuar anëtarin e shtatë të KSHZ-së, përfaqësuesin e VLEN në këtë institucion, Abdush Demirin.
Demiri ishte i ftuar në intervistën e lajmeve në Alsat M, ku foli rreth zgjedhjes së tij si anëtar në KSHZ, dhe për procesin zgjedhor në vend.
Demiri deklaroi se është krenar që është përfaqësues i opozitës në institucionin që merret me procesin zgjedhor, dhe se vota opozitare do të jetë e mbrojtur në maksimum.