ASH: Për 24 orë janë mbledhur 80 nënshkrime të kuvendarëve për iniciativën e kryetarit Taravari

Shpërndaje

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë njoftuar se nisma e kryetarit Arben Taravari ka marrë mbështetjen e shumicës së kuvendarëve të partisë.

Informim për opinionin publik dhe anëtarët e Aleancës për Shqiptarët
Nisma e kryetarit Taravari merr mbështetjen e shumicës së kuvendarëve të ASH-së.
Pas kumtimit të qëndrimit të djeshëm të Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Dr Arben Taravari, për 24 orë janë mbledhur 80 nënshkrime të kuvendarëve në mënyrë vullnetare nga gjithsej 133 sa numëron Kuvendi, ndërsa procesi i mbledhjes së nënshkrimeve po vijon.
Shumica e Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët është qartë për Ndryshimin e Sigurt.
Kryetari Taravari bën thirrje pë urtësi, maturi dhe unitet, që BDI përfundimisht të dërgohet në opozitë. Ndryshimi po vjen!
Arben Taravari