ASH shkarkon Taravarin, Sela rikthehet në postin e kryetarit të partisë

Shpërndaje

Kongresi IV i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët, i thirrur nga lideri i tyre Sela, sot në sallën e Operas dhe Baletit. Ky kongres erdhi si një reagim ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë, pas kongresit të organizuar nga Taravari, ku u konfirmua kandidatura e Arben Taravarit për president të vendit.

“Së fundmi jam hasur shumë me pyetjen nëse tash më ASH ka ndonjë kauzë, dhe kjo është e vërtet sepse kauzat e ASH nuk bisedohen më, dhe personat tjerë mendojnë mbeti pa kauzë ne takimet e veta nuk flitet për kauza fliste për gjera dytësore, nëpërmjet kauzave janë zgjedhur problematikat për shqiptarët. Dhe këtu jam të tregoj se ne kemi kauza dhe se do vazhdojmë të punojmë për ta”, theksoi Sela.

Sipas Selës, bashkëpunimi me Aleancën për Shqiptarët është i rëndësishëm për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve në Maqedoni dhe për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre. Ai gjithashtu theksoi se ndryshimi ka kuptim vetëm përmes bashkëpunimit me ASH, duke e paraqitur atë si partnerin kryesor për zhvillimin e politikës shqiptare në Maqedoni.

Me 591 vota është shkarkuar Arben Taravari nga kreu i ASH-së. Taravari është shkarkuar sot në kongresin e 4 i cili mbahet në Shkup. Shkarkimi i tij nga kreu i ASH-së erdhi pasi Arben Taravari vazhdoi rrugën e tij me opozitën shqipatre duke mos dhënë llogari para partisë dhe kryesisë së partisë.

Në këtë kongres pritet që të zgjidhet kryetar i ASH-së, Ziadin Sela mëson TS, pasi është i vetmi kandidat në garë.

Nga ana tjetër, Arben Taravari ka shpallur kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut me opozitën shqiptare që tani quhet VLEN.

LIVE KONGRESI IV KËTU

FJALIMI I KRYETARIT TE ALEANCES PER SHQIPTARET, ZIADIN SELA. KËTU