Bota

Erdoğan: Türkiye do të veprojë së bashku me Egjiptin kundër zhvendosjes së detyruar të Gazës

Shpërndaje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Türkiye do të veprojë së bashku me Egjiptin kundër zhvendosjes së detyruar të banorëve të Gazës nga toka e tyre, raporton Anadolu.

“Izraeli përmes urisë po e detyron popullin e Gazës të dorëzohet, qëllimi ynë është të arrijmë një armëpushim të menjëhershëm dhe të sigurojmë ndihmë të pandërprerë humanitare për Gazën”, tha Erdoğan.

Duke i cilësuar vizitat e tij të fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipt “shumë të suksesshme”, presidenti Erdoğan thekson nevojën për “ngjeshje të radhëve” për të ndaluar gjakderdhjen në Gaza.

Presidenti turk po ashtu theksoi se për ta bërë Shekullin e Türkies “shekull të paqes” nuk ka zgjidhje tjetër përveç përmirësimit të marrëdhënieve me “vendet tona mike dhe vëllazërore”.