Kryeministri Xhaferi uron 16-vjetorin e pavarësisë: Bashkë dhe të fortë

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Xhaferi në urimin e tij ka thënë se më të bashkuar jemi më të fortë, duke vlerësuar sakrificën e të gjithëve, shkruan Reporteri.net.

“I gëzofsh edhe shumë ditëlindje tjera në paqe, e lirë, e pavarur, e prosperuar dhe shembullore, në fqinjësi, në rajon dhe në botë! Urime qytetarëve dhe institucioneve kosovarë, me dëshirë që çdo gjeneratë e ardhshme ta ruajë me përkushtimin më të madh amanetin e të gjithëve që flijuan më të shtrenjtën për të, bashkë dhe të fortë”, ka shkruar kryeministri Xhaferi në Facebook.