EVN ‘djeg’ qytetarët , Komisioni rregullator për energjetik nuk kthen përgjigje!

Shpërndaje

Faturat e larta të energjisë elektrike muajve të fundit kanë shkaktuar revoltë tek qytetarët e vendit. Ata thonë se kanë pranuar fatura me çmime dyfish më të larta dhe për ta kjo është e papërballueshme. Sipas tyre, kjo e rëndon shumë buxhetin e familjeve të tyre sepse më shumë se gjysma e pagave iu shpenzohet për pagesen e faturave të energjisë elektrike.

QYTETAR

“Edhe për ajrin që e thithim duhet të na marrin para, paguajmë për qasje e për nuk e di çka. Meqë ne po paguajmë fatura të dyfishta ata kështu do të veprojnë, kur do të ndalojmë së paguari atëherë do t’i ulin çmimet”.

QYTETAR

“Jo fatura të larta po shumë të larta, kjo është e pabërballueshme, gjysma e penzionit më shkon për energjinë elektrike. Unë nuk e di çka është puna, a po vjedh shteti apo kush, dyfish më shumë më ka ardhur fatura, kam paguar 3400 denarë tani 9500 denarë. Kjo nuk ndodh askund në botë”.

QYTETAR

“Çka të mendoj, kot mendojmë, kot shprehim mendimin tonë kur nuk ka rezultat, ata e bëjnë të veten sërisht”.

Qytetarët madje shprehen se janë pa rrugëdalje sepse edhe ankesat e tyre hasin në vesh të shurdhër , sepse siç thonë ata as“EVN” e as Komisioni Rregullator për Energjetikë nuk ofrojnë zgjidhje të problematikës.

QYTETAR

“Edhe mua më ka ndodhur e njejta gjë, prej 7800-8000, tash e fundit më ka ardh 14700, dyfishi. Isha atje u ankova tha duhet të bësh edhe një pagesë 1000 den që të vijnë ta konstatojnë matësin çka është problem. Nuk e bëra pagesen se më than që kot e kot është. Çka të mendosh, kë nuk e dëmton kjo, të paguash 8000 ndërsa muajin tjetër 15000 denarë, kur ka njerëz këtu që jetojnë me 12.000 denarë, Kjo nuk është në rregull, nuk e di si po mendojnë këtu”.

QYTETAR

“Faturat tona askush në botë nuk i ka përveq Haraçinës, jam nga Haraçina. Komuna Haraçinës dhe e Likovës na kanë marrë në sy krejt shteti, janë duke na vjedhur, jo ne të vjedhim po ata po na vjedhin 41000 denarë para 2 muaji 35000 këtë muaj. Edhe presidenti I shtetit të vijë nuk I frikësohem se të gjitha faturat I kam të paguara, prej në 10000 në 12000, pastaj 15000,25000,41000 dhe 35000 kjo e fundit. 70 metra katrorë e kam shtëpinë edhe atë me dru ngrohem”.

Qytetarët fajësojnë shtetin se në vend që të përpiqet t’i ndihmojë popullit, siç thonë ata, shteti i vjedh në mënyra të tilla.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/