Gazetarë nga Ballkani Perëndimor me lidhje me OJQ-në AJKF, e cila dha grante për promovimin e narrativave ruse. Kush është nga Maqedonia e Veriut?

Shpërndaje

Sipas mediave moldave, OJQ-ja gjermane “Assoziation Journalisten im Kampf um den Frieden” –(AJKF), ”Shoqata e gazetarëve që luftojnë për liri” – ndau grante për promovimin e narrativave ruse në Moldavi.

Sipas mediumeve, Svetlana Andreevna Bojko – promotore e narrativave pro-ruse ne Moldavi ështe anëtare kyçe e këtij grupi e cila ka lidhje me AJKF. Në biografine e saj ajo ka deklaruar se është projekt menaxhere e AKJF. Bojko ka dhënë përkrahjen e saj për organizimin e të gjitha eventeve që kanë të bëjnë me këtë organizatë e cila promovn tezat e Kremlinit.

Sipas hulumtimeve, AJKF ka realizuar kontakte me gazetarë nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Bashkëpunëtor i AJKF-së në Mal të Zi është Gojko Raiçeviq redaktor i portalit elektronik IN4S. Në vitin 2016 ai mori një çmim nga AJKF (https://www.in4s.net/pariy-urednik-naseg-portala-gojko-raicevic-dobitnik-prestizne-novinarske-nagrade/) të cilën ia dha ekstremisti i djathtë Zhan Mari La Pen. Në maj të vitit 2023 Raiçeviq u emërua redaktor i transmetuesit lokal Radio Televizioni Budva. Radiçeviq shpesh merr pjesë në tubimet e organizuara nga ambasada ruse në Podgoricë.

Hulumtimet treguan që Radiçeviq dhe portali i tij IN4S jan propaganduesit më të fuqishëm të propagandës hibride ruse në Mal të Zi. Kyçja e tyre mediatike në protestat kishtare kishte ndikim direkt në proçesin zgjedhor në vitin 2020. Narrativet dhe perceptimi që ndërtuan për justifikimin e agresionit rus ndaj Ukrainës kontribuan në rritjen e ndjenjave pro-ruse në vend. Raiçeviq njëkohësisht nëpërmjet mediumit të tij ka krijuar perceptim negativ për percaktimet strategjike të Malit të Zi – NATO/BE, dhe ka promovuar politikën e jashtme ruse.
Shkrimet mediatike të Raiçeviqit janë shfrytëzuar edhe për krijimin e polarizimit ndëretnik në Mal të Zi, respektivisht për krijimin artificial të përçarjes mes Malazezasve dhe Sërbëve etnikë, e gjithashtu një pjesë e teksteve të tij kanë për qëllim krijimin e një perceptimi negativ për institucionet në vend – situatë e cila ështe vetëm në interes të Rusisë.

Një gazetar tjetër i Ballkanit i cili është i lidhur me AJKF është Milenko Nedelkovski nga Maqedonia e Veriut. Më 22.05.2015, Nedelkovski morri pjesë në tubimin e organizuar nga AJKF në Vienë të Austrisë (http:/www.5-tv.ru/news/96780/). Sipas tekstit, në këtë tubim është diskutuar formimi i një projekti të ri i cili synon “luftën kundër genjeshtrave në proçeset gjeopolitike”.

Në mënyre identike si edhe Raiçeviq, Nedelkovski në shkurt të vitit 2016 morri çmim nga AJKF (http:/www.zoutube.com/watch?v=OkvVUc6tO2I) të cilën ia dha ekstremisti i djathtë Zhan Mari La Pen. Ai gjithashtu ishte folës në konventën vjetore të AJKF në shkurt të vitit 2017 në Paris, Francë. Nedelkovki ka aplikuar për tre grante në OJF “AJKF” me qëllim që të publikojë tekste /emisione kundër perëndimit/respektivisht të promovojë përmbajtje pro-Ruse.

Nedelkovski është gazetar me ndikim dhe kontovers i cili ka lidhje me spektrin politik në vend. Në të kaluarën ka raportuar nga rajoni ukrainas, në Donjetsk, Lugansk dhe Krime, për qëllime propagandistike ruse. Emisioni i tij debatues “Milenko Nedelkovski shou” transmetohet në youtube dhe paraqet platformë për perhapjen e narrativave ruse për publikun maqedonas. Njëherit, Nedelkovski në shkurt të vitit 2024 ka vizituar Rusinë dhe Ukrainën ku ka inçizuar një raport mbi aksionet ushtarake në frontin ukrainas.

Si të ftuar dhe komentatorë në emisionin e Nedelkovskit ishin Leonid Savin dhe Aleksandar Dugin (propagandues të Kremlinit dhe ideolog to doktrinës Bota Ruse).

Bashkëpunëtorët dhe shokët e tij më të ngushtë janë Jordan Kamçev dhe Sergej Samsonenko – të cilët gjenden në listën e zezë të SHBA-së për shkak të keqpërdorimit të detyrës, kyçja në aktivitete koruptive dhe zbatimin e një axhende vetë-shërbyese në llogari të institucioneve demokratike (http://www.facebook.com/фото.php?fbid=3248951032073764&set=pb.100008766976583.-2207520000&tzpe=3).